Anton Arrufat (1935), dramaturg, romancier dhe eseist kuban. Fitues i çmimit Kombëtar të Letërsisë së Kubës më 2000.
Minitregime
1
Njëzet vjet me radhë jetoi duke e brerë dyshimi se e shoqja e tradhtonte. Por një ditë i dha fund asaj vuajtjeje të gjatë. Pasi i shteri fantazia, erdhi në përfundimin se dyshimet e tij nuk kishin asnjë themel. E pa se pas një mendimi të tillë të gjatë, nuk mund të jetonte më. Zuri vend para pasqyrës dhe ia shkrepi vetes.
Kur vuan, asgjë nuk është e sigurt.
/Marrë nga “Antologji e tregimit hispanoamerikan të shekullit XX”, me përkthim të Gjergj Vlashit, Botimet Dudaj, 2002
/Gazeta Express