Tre të prekur me koronavirus në gjendje më të rëndë - Gazeta Express
string(51) "tre-te-prekur-me-koronavirus-ne-gjendje-me-te-rende"

Gazeta Express

31/05/2020 15:45

Tre të prekur me koronavirus në gjendje më të rëndë

Gazeta Express

31/05/2020 15:45

Dhjetë të infektuar me koronavirus mbesin të shtrirë në Infektivë. Tre prej tyre, gjatë së dielës kanë qenë në gjendje më të rendë dhe po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se gjendja e pacientëve tjerë është stabile, por se gjatë ditës nuk pritet që ndonjë prej tyre të lirohet për shtëpi.

Lexo Edhe:

“Ne në klinikë sot i kemi të shtrirë 10 raste me COVID-19. Prej tyre, tre janë në gjendje më të rëndë me oksigjeno-terapi, ndërsa tjerët janë në gjendje stabile, në gjendje të mirë. Presim që gjatë ditëve në vijim këta të jenë në gjendje të shkojnë në shtëpitë e tyre…Tre nga këta pacientë janë në kujdesin intensive”, ka thënë ai për ksp.

Ahmeti thotë se personat të cilët po trajtohen në Infektivë janë të moshës mbi 60 vjeçare. Ndërkohë që sipas tij, për asnjë pacient nuk priten rezultatet gjatë ditës.

“Sot jo, ne presim nesër t’i testojmë për mundësinë e negativizimit, por besoj që ata gjatë javës duhet me qenë të gatshëm që të kthehen në shtëpitë e tyre… Sot nuk kemi ndonjë që është duke pritur rezultate, të shohim gjatë ditës nëse vjen ndonjë pacient, ne ia marrim mostrat dhe i presim rezultatet”, thekson Ahmeti.

Nga 13 marsi kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë identifikuar 1070 raste, 841 janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.