Tre të arrestuarit në Veri dërgohen në mbajtje - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

24/10/2019 13:51

Tre të arrestuarit në Veri dërgohen në mbajtje

Ballina

Gazeta Express

24/10/2019 13:51

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale sot ka vazhduar angazhimet lidhur me operacionin e koduar me emrin “Kontrabanda”

IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Tre të arrestuarit (zyrtarë policorë) janë sjellë nga veriu i Mitrovicës për në Prishtinë.

Pas marrjes në pyetje në IPK, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./Express