Tre policë në Tiranë me koronavirus, u infektuan nga qytetarët në sportele - Gazeta Express
string(73) "tre-police-ne-tirane-me-koronavirus-u-infektuan-nga-qytetaret-ne-sportele"

Tre policë në Tiranë me koronavirus, u infektuan nga qytetarët në sportele

Gazeta Express

09/04/2020 19:26

Tre punonjës policie kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të kryera nga radhët e policisë së shtetit.

Efektivët e policisë me detyrë shërbimi pranë sportelit të pritjes së publikut, dyshohet se janë infektuar nga kontakti që kanë patur me qytetarët.

Lexo Edhe:

Ata kanë shërbyer pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorisë vendore të Tiranës si dhe komisariatit të Vorës.

Burimet bëjnë me dije per Ora se efektivët janë vetëkarantinuar në banesat e tyre për të shmangur kontaktet me kolegët e tyre dhe familjarët. Ndërkohë që edhe kolegët e tyre me të cilët ata kanë patur kontakte ditët e fundit janë vetizoluar edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma.

Në radhët e policisë u është marrë tamponi dhe efektivëve të tjerë për të verifikuar nëse janë ose jo mbartës të virusit COVID-19.

Si pasojë e situatës së krijuar, ambientet e policisë u janë nënshtruar dezinfektimit, madje është vendosur dhe një tunel dezinfektimi për punonjësit.

Punonjësit e policisë përbëjnë një nga kategoritë e punonjësve që janë të ekspozuar direkt përballë rrezikut të koronavirusit.

Pavarësisht donacioneve me dezinfektantë dhe masa mbrojtëse, ata vijojnë të jenë të rrezikuar për shkak të kontakteve direkte me qytetarët.

“Kemi punonjës policie akoma pa doreza dhe maska gjatë kryerjes së shërbimit pavarësisht donacioneve.”

Sipas kreut të Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, për efektivët duhet një trajtim i veçantë por dhe ndarje e punës me turne.

“Jo vetëm për shkak të ngarkesës psikologjike por edhe ngarkesës fizike pasi po punojnë pa ndërprerje.Të reduktojë deri diku edhe shërbimet nëpër postoblloqe pasi ka një mbingareksë dhe ul rezistencën”.

Për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19 janë angazhuar 5000 efektivë policie dhe 500 automjete.