Rama sot në Moskë takon Lavrovin, ja çfarë do të kërkojë - Gazeta Express
string(55) "rama-sot-ne-moske-takon-lavrovin-ja-cfare-do-te-kerkoje"

Gazeta Express

26/02/2020 11:08

Rama sot në Moskë takon Lavrovin, ja çfarë do të kërkojë

Gazeta Express

26/02/2020 11:08

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitë zyrtare në Rusi, si pjesë e axhendës në cilësinë e kreut të OSBE-së për vitin 2020.

Kryeministri Edi Rama në Ukrainë
Kryeministri Edi Rama në Ukrainë

Mësohet se sot Rama do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilin do të kërkojë zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe arritjen e një armëpushimi. Kjo është vizita e dytë e Kryeministrit Rama si kryesues i OSBE-së gjatë 2020, ndërsa vizitën e parë e zhvilloi në Ukrainë, siç e kishte premtuar me marrjen e detyrës së re.

Lexo Edhe:

Rama ne Ukraine

“Në rolin e kryesuesit të OSBE, përpjekja ime do të jetë një përpjekje për të gjetur rrugë që palët të afrohen më shumë në funksion të lehtësimit të jetës se njerëzve aty ku konflikti ndodhe, dhe aty ku njerëzit vuajnë siç i pamë. Në një nga zonat e konfliktit në Ukrainë”, tha Rama nga Moska, në një intervistë për “Top Channel”.

Sipas tij, marrëveshja e Minskut është baza e bisedimeve, e cila duhet zbatuar dhe jo negociuar.

“Është e rëndësishme që në këtë proces, OSBE-ja të ketë forcë dhe kapacitete sa më të mëdha lehtësuese të një dialogu që ka nisur. Vazhdon në të tjera formate. Formati i Normandisë. Ku Kancelarja gjermane, Presidenti i Francës, Presidenti i Rusisë dhe ai ukrainas janë ulur në një tryezë për të çuar përpara një proces të vështirë. Ka një marrëveshje. Marrëveshja e Minskut. Është baza e një procesi për ta çuar përpara, që çon drejt paqes dhe zgjidhjes së konfliktit në mënyrë përfundimtare. Për mua si kryetar i OSBE-së për këtë vit është shumë e qartë se marrëveshja nuk është për t’u negociuar, por për t’u zbatuar. Qëndrimet e palëve kanë pika afrimi dhe skajshmërisht të largëta dhe detyra jonë si organizatë është të mundohemi të përputhim pikat e afrimit dhe të afrojmë pikat e largëta. E kam thënë që ditën e parë që nuk vijmë për të marrë role që nuk kemi pse i marrim, se janë të tjera fuqi që i kanë, por për të bërë atë që më të mëdhenjtë e harrojnë më lehtë. Fokusi te njerëzit e zakonshëm dhe që janë pika të drejtpërdrejta të konfliktit, fëmijët, të moshuarit, familjet në ato territore”, tha Rama.