Tre muaj pa punë, 50 punonjës të transportit publik në Vlorë në protestë: Duam pagën e luftës - Gazeta Express
string(91) "tre-muaj-pa-pune-50-punonjes-te-transportit-publik-ne-vlore-ne-proteste-duam-pagen-e-luftes"

Gazeta Express

26/05/2020 12:33

Tre muaj pa punë, 50 punonjës të transportit publik në Vlorë në protestë: Duam pagën e luftës

Gazeta Express

26/05/2020 12:33

Pesëdhjetë punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë sot në protestë.

Ata kanë protestuar për pagën e luftës, të premtuar nga kryeministri i vendit Edi Rama. Punonjësit e kanë zhvilluar këtë protestë para Prefekturës së Qarkut të Vlorës.

Lexo Edhe:

“Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.

Punonjësit e transportit publik të qytetit bregdetar shprehen se kanë kaq kohë pa punë për shkak të pandemisë dhe për rrjedhojë gjendja e tyre ekonomike është vështirësuar.