Tre kryebashkiakë e konfirmojnë mandatin e 30 qershorit me vendime gjykate


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:55

Tre kryebashkiakë të PS-së kanë marrë konfirmimin e mandatit të tyre me vendim të gjykatave.

Fjala është për kryebashkiakët e Matit, Gjirokastrës dhe Memaliajt.

Në Mat, Agron Malaj i PS-së i fitoi zgjedhjet e 30 qershorit në një proces pa garë. Po ashtu ndodhi dhe në Gjirokastër ku fitoi Flamur Golemi dhe në Memaliaj, ku fitues po ashtu pa garë doli Gjolek Guci.

Kujtojmë se më parë gjykata e Dibrës ka konfirmuar mandatin e Ilmi Hoxhës për bashkinë e Klosit./Express

Te fundit


Kthehu lart