Trazirat kaplojnë Amerikën – çfarë dihet deri më tani për vdekjen e George Floyd nga dhuna e policisë - Gazeta Express
string(99) "trazirat-kaplojne-ameriken-cfare-dihet-deri-me-tani-per-vdekjen-e-george-floyd-nga-dhuna-e-policise"

Trazirat kaplojnë Amerikën – çfarë dihet deri më tani për vdekjen e George Floyd nga dhuna e policisë

Gazeta Express

29/05/2020 13:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në natën e tretë të protestave për vdekjen e George Floyd në qendrën e paraburgimit. Më poshtë mund të lexoni gjeni krejt çka dihet për trazirat që kapluan Amerikën, e në të cilat është përfshirë edhe Presidenti Donald Trump.

Protestat kundër brutalitetit të Policisë që coi në vdekjen e George Floyd kanë vazhduar nëpër qytete në SHBA, përfshirë Minneapolisin, Denver-in, Neë York-un, Oakland-in, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Floyd, 46-vjecar, i racës së zezë, ka vdekur disa minuta pasi një polic i racës së bardhë e prangosi dhe e shkeli në qafë, duke e mbajtur në atë gjendje për disa minuta, edhe pse viktima po thoshte se nuk mund të merrte frymë.

‘I can’t breathe:’ Death of unarmed black man George Floyd leads to firing of white police officers

Në Minneapolis, policia ka braktisur stacionin policor të Zonës së Tretë, e cila është kthyer në vatër të protestave më masive. Turma e ka vënë në flakë atë stacion. 

Bizneset janë plaçkitur dhe flakët janë vënë, sapo ka rënë nata. Ka pasur raportime të pakonfirmuara se janë këputur gypat e gazit në ndërtesën e Zonës së Tretë të qytetit të trazirave. Policia e St Paul ka njoftuar se 170 biznese janë dëmtuar.

Guvernatori i Minnesotas e ka aktivizuar Gardën Kombëtare për t’iu kundërvënë protestuesve dhe ka shpallur gjendje emergjente në qytetin e Minneapolisit, St Paul dhe zonën përreth. Guvernatori Ëalz ka deklaruar se i përkrah protestat paqësore, por “fatkeqësisht disa individë po bëjnë veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, përfshirë zjarrëvënies së qëllimshme, plaçkitjes, shkatërrimit të pronës publike e private”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do ta angazhojë Gardën Kombëtare, duke i quajtur protestuesit “huliganë”. Ky postim është bllokuar nga rrjeti socali Tëitter, që e ka konsideruar se presidenti amerikan po e “glorifikon dhunën”. 

Në Denver, janë dëgjuar të shtëna. Protestuesit janë futur brenda nga patrulla shtetërore dhe askush nuk është lënduar.

Në Neë York, zyrtarët kanë arrestuar së paku 40 protestues, nën akuzat për mosbindje. Policët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Martin Luther King III, aktivist për të drejtat e njeriut dhe djali i Martin Luther King Jr të fundit, ka cituar babanë e tij duke thënë “trazira është gjuha e të padëgjuarve”. King është një nga avokuesit që e ka dënuar trajtimin e Floydit nga Policia.

Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachel, ka thënë se emrit të Floyidit duhet t’i shtohet një listë e gjatë e amerikanëve të zinj që janë vrarë nga Policia.

Zyra e Prokrurorit të Përgjithshëm të SHBA’së dhe FBI në Minneapolis ka thënë të enjten se po bëhet një hetim i fuqishëm dhe e kanë kthyer në pritoritet rastin. FBI po ashtu po heton nëse janë shkelur të drejtat njerëzore të Floydit.

Polici që e shkeli Floydin në fyt dhe tre të tjerë janë përjashtuar nga puna të martën. Të mërkurën, kryetari i qytetit, që Trump po e thërret radikal të majtë, bëri thirrje që polici që e shkeli qytetarin me këmbë në fyt të akuzohet për krim. /Express/