“Trashëgimia e Kujtesës së Kosovës” - Gazeta Express
string(33) "trashegimia-e-kujteses-se-kosoves"

Arte

Gazeta Express

18/05/2022 15:59

“Trashëgimia e Kujtesës së Kosovës”

Arte

Gazeta Express

18/05/2022 15:59

Projekti i organizuar nga Forumi ZFD, CeAD Prizren dhe OeAD në Prishtinë do të mbahet me 25 maj në hapësirat e Fakultetit Filologjik për të sjellë para audiencës kujtesën kulturore në Kosovë përmes monumenteve të ndryshme historike.

Në vitin 2017, projekti “Trashëgimia e kujtesës së Kosovës” ka përmbledhur praktikat e memorializimit dhe trashëgiminë e kujtesës në Kosovë. Rezultatet e projektit arritën pikën kulmore me një platformë burimore online dhe monografinë fotografike që krijonte hartën dhe shpaloste kulturën e kujtesës në Kosovë nëpërmjet episodeve të ndryshme historike që përfaqësoheshin nga rreth 100 monumente. Këto monumente përfshijnë vende arkeologjike, xhami, kisha katolike dhe ortodokse, teqe, hamame, kulla të sahatit, muzeume, kulla të fortifikuara, ndërtesa të shkollave, biblioteka, shtëpi të personaliteteve, monumente socialiste (1945-1989), të ndjekura nga ato të rezistencës paqësore (1989- 1998) dhe të rezistencës së armatosur (1998-1999). Projekti “Trashëgimia e kujtesës së Kosovës” shpalos se si narrativat e ndërlidhura me memorializimin në Kosovë janë të rrënjosura thellë në kulturë, fe dhe histori dhe përgjithësisht janë të paraqitura në mënyrë konservatore dhe me fokus të vetja, duke mishëruar ndjesinë e lavdisë, fitores dhe sakrificës nga njëra anë dhe të vuajtjes, persekutimit, terrorit dhe viktimizimit nga ana tjetër.

Lexo Edhe:

Gjatë Ecjes nëpër Kujtesë ne do të eksplorojmë hapësirat publike të Prishtinës dhe do të shpalosim praktikat aktuale të memorializimit.

Informatat dhe Ecja nëpër Kujtesë do të jenë në shqip, anglisht dhe gjermanisht dhe do të krijohet mundësia për shkëmbim mendimesh dhe reflektim.

Fillon: Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Studimeve Gjermane

/Gazeta Express