Transformimi befasues i velinës Oni Shkjau. Zbulohet lidhja me bosin e lokaleve në Londër. Fansat e akuzojnë për operacione plastike


Gazeta Express
25 Gusht 2019 12:08

ëse hapni “Instagram”-in e velinës së “Stop”, Onelda Shkjau, do të çuditeni nga fotot e saj të fundit, pasi duket krejtësisht tjetër njeri.

Në fotot me bikini, ajo bën përshtypje me portretin e transformuar, gjoksin dhe të pasmet më të medha. Këtë fakt ia kanë evidentuar ndjekësit e shumtë, të cilët çuditen me ndryshimin e saj të dukshëm duke e akuzuar për ndërhyrje estetike.

Edhe pse ajo nuk e vret mendjen për t’u marrë me këtë pjesë, sipas komentuesve ajo tashmë është duke shijuar lidhjen me të dashurin shqipar bos në Angli, pasi zotëron disa bare që shërbejnë shisha. Onelda Shkjau është velina bukuroshe e “Stopit”,. e cila ka preferuar që jetën e saj ta mbajë sa më larg mediave rozë, edhe pse para disa kohësh hyri te vajzat e njohura, duke performuar me kërcimet e saj. Më parë, ajo nuk ka qenë asnjëherë pjesë e televizonit, por pasi u bë velina e “Stopit” mori vëmendjen e të gjithëve. Ajo është 19 vjeç dhe vjen nga qyteti i Pukës.

Gjimnazin e ka përfunduar në Tiranë dhe ka përfunduar vitin e parë në universitet. Si velinë e “Stopit”, përveçse u bë e njohur dhe iu hapën dyert e televizionit, me sa duket iu hapën edhe dyert e dashurisë, shkruanin disa portale pak kohë më parë. Sipas tyre, Oni është në një lidhje me një djalë të quajtur Eri, i cili jeton në Angli dhe është pronari i dy “Shisha Longue” në Londër.

Mendohet se shkak i njohjes me njëritjetrin ka qenë Aulona, velina tjetër e “Stopit”. Aulona ka qenë mblesi i kësaj lidhje. Mësohet gjithashtu se të dyja velinat kanë shumë miqësi me njëra-tjetrën, madje Aulona shpesh e merr dhe Onin në shtëpinë e saj në Kumanovë. Lidhjen e saj me djalin e pasur e kanë komentuar shumë ndjekësit e saj, duke e komentuar si fatin e madh, në sajë të të cilit i ndryshoi jeta.

Oni dhe kolegia e saj në emisioniin që transmetohet çdo mbrëmje në “Klan Tv” paguhen jo më pak se 600 euro. Kjo shifër është më se mikluese për to, edhe pse nuk dihet nëse do të vazhdojnë edhe këtë sezon në këtë program./PANORAMAPLUS.al

ONELDA3
ONELDA2
ONELDA1
onelda
oneda1

Te fundit


Kthehu lart