Traktori përmbyset pranë kanalit kullues, vdes 60 vjeçari shqiptar


Gazeta Express
17 Tetor 2019 17:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Urën Vajgurore, ku një zetor është aksidentuar e për pasojë i ka marrë jetën shoferit që drejtonte traktorin.

Viktima është identifikuar si shtetasi 60 vjeçar me inicialet G.H. Zetori është përmbysur pranë një kanali kullues kurse 60 vjeçari ka gjetur vdekjen në aksident.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.

Te fundit


Kthehu lart