Trajtimi i gurëve në veshka - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

02/09/2021 9:31

Trajtimi i gurëve në veshka

Shneta

Gazeta Express

02/09/2021 9:31

Trajtimi i gurëve në veshka – Operacion i cili bëhet në Spitalin Amerikan Kosovë nga mjeku Urolog Dr.Ajet Xhafa.

RIRS (Retrograd Intrarenal Surgery) është metoda kirurgjikale bashkëkohore në trajtimin e gurëve në veshka. RIRS konsiston në përparimin me anë të një ureterorenoskopi fleksibël përgjatë kanalit urinar deri te gurët në veshka dhe trajtimin e tyre me anë të lazerit Holmium. Me këtë metodë, gurët në veshka copëtohen në grimca të vogla, të cilat mund të dalin lirshëm nëpërmjet kanaleve urinare.

Lexo Edhe:

Duhet theksuar se ky operacion mund të bëhet jo vetëm me anestezi të plotë, duke mundësuar kurim edhe për pacientët në moshë të cilët nuk i nënshtrohen dot anestezisë së përgjithshme për shkak të problemeve të tjera shëndetësore.

Kjo metodë mund të kryhet jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët mbi 2 vjeç. RIRS aplikohet lehtësisht edhe në rastet e anomalive renale, raste në të cilat llojet e tjera të operacioneve kanë vështirësi. Rreziku për gjakrrjedhje gjatë dhe pas operacionit është shumë i vogël.

Ndër llojet e ndryshme të ndërhyrjeve për kalkulat renale, RIRS është metoda me më pak komplikacione dhe në të njëjtën kohë më e lehtë për pacientin. RIRS mundëson që pacientët të mobilizohen që ditën e operacionit dhe të dalin nga spitali ditën tjetër. Duke qenë operacion i mbyllur që nuk ka prerje, RIRS është superior edhe nga ana kozmetike. RIRS është metodë minimal invazive bashkëkohore për trajtimin e gurëve në veshka.

Për më shumë informacion kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web