Trajneri i Werder me fjalë të mëdha për Rashicën, sulmuesi flet për mundësinë e largimit - Gazeta Express
string(87) "trajneri-i-werder-me-fjale-te-medha-per-rashicen-sulmuesi-flet-per-mundesine-e-largimit"

Gazeta Express

07/12/2019 15:58

Trajneri i Werder me fjalë të mëdha për Rashicën, sulmuesi flet për mundësinë e largimit

Gazeta Express

07/12/2019 15:58

Trajneri i Werder Bremen ka vetëm fjalë të mira për Milot Rashicën. Ai mendon se sulmuesi i Kosovës ka cilësi për ta vendosur fatin e një ndeshje

11 ndeshje, 8 gola dhe 3 asistime deri më tani, Milot Rashica po shijon sezonin më të mirë në karrierë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshje pas ndeshje sulmuesi i Kosovës po bëhet gjithnjë e më i mirë, këtë e ka pranuar edhe trajneri, Florian Kohfeldt.

Ai beson se Miloti është tip lojtari që vendos ndeshjet.

“Ai është lojtar që mund t’i vendos ndeshjet në Bundesliga”, tha Kohfeldt, raporton ‘Sport.de”.

“Nuk e gjeni shpesh një lojtar si Rashica. Ai ka cilësi të jashtëzakonshëm, shpejtësi, në përfundimin e aksioneve, në pasime”.

Për Rashicën janë duke u interesuar shumë klube, por 23-vjeçari nuk dëshiron të flasë për këtë.

Duke folur për objektivin e Werder Bremen, ai tha se është i lumtur aty ku gjendet.

“Para se gjithash shpresoj të vazhdoj dhe të shënoj më shumë gola për të ndihmuar ekipin që të ngjitet në renditje. Gjithashtu mendoj se fansat janë të lumtur kur unë shënoj. Ndihem rehat në bremën. S’ka asgjë për t’u brengosur tani për tani”, tha Rashica

I pyetur se a po mendon se çfarë do të ndodhë në verën e vitit 2020, Rashica u përgjigj:

“Jo, është shumë herët për këtë. Puna ime është të luaj mirë dhe të shënoj gola. Ka njerëz që merren me atë se çfarë ndodh jashtë fushe. Nuk jam në presion për të marrë vendime dhe për të bërë diçka tani”.

Miloti ka kontratë me Werderin deri më 2022. /Gazeta Express/