Trajneri i trofeve gjen klub të ri


Gazeta Express
15 Prill 2019 14:22

Gani Sejdiu pas një kohe goxha të gjatë i kthehet IPKO Superligës së Kosovës

Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm në futbollin kosovar, Gani Sejdiu, është bërë me klub të ri, duke i dhënë kështu fund një pauze goxha të gjatë.

Trajneri mitrovicas që ka fituar tituj të kampionit e Kupa në Kosovë karrierën do ta vazhdojë në Suharekë. Klubi nga ky qytet, Ballkani, sot është ndarë me trajnerin Sami Sermaxhaj. Ndërsa, menjëherë ka arritur akord me Sejdiun, të cilin pritet ta prezantojë shumë shpejt në postin e trajnerit, raporton Gazeta Express.

Me Sejdiun Ballkani synon t’i ikën zonës së barazhit dhe Kupën e Kosovës pasi tashmë gjendet në gjysmëfinale. Kurse, në kampionat është në vendin e tetë me 32 pikë, sa ka Flamurtari që gjendet në zonën e rrezikshme të barazhit. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart