Trajneri i Serbisë refuzon të përgjigjet për fyerjet e rënda që bëri ndaj shqiptarëve - Gazeta Express
string(85) "trajneri-i-serbise-refuzon-te-pergjigjet-per-fyerjet-e-renda-qe-beri-ndaj-shqiptareve"

Trajneri i Serbisë refuzon të përgjigjet për fyerjet e rënda që bëri ndaj shqiptarëve

Botërori 2022

Gazeta Express

05/12/2022 15:32

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e njërit prej gazetarit në konferencën për shtyp në lidhje me emocionet dhe reagimet e tij në ndeshjen kundër Zvicrës.

Stojkoviq u pyet për fyerjen që e kishte bërë gjatë ndeshjes, ndaj të cilës ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që është ankuar tashmë në FIFA.

Megjithatë, para se Stojkoviq të flet, ndërhyri zyrtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, i cili tha se konferenca ka të bëjë vetëm me futbollin dhe jo gjërat tjera.

Ndërkohë, fjalën e mori Stojkoviq, i cili tha se nuk ka asnjë koment në lidhje me pyetjet që iu bënë: e para për fyerjen e tij dhe e dyta për ankesën e FFK-së.

“Nuk kam koment për këto dy pyetje dhe mos u zemëroni. Nuk kam përgjigje”, tha shkurt Stojkoviq.