Trajneri i Serbisë: Jovici ka potencial për të luajtur në Barcelonë

Gazeta Express
21 Mars 2019 11:55

Trajneri i ekipit kombëtar të Serbisë, Mladen Krstajic, beson se ylli i Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, e ka potencialin e nevojshëm për të luajtur për kampionin e La Ligës, Barcelonën.

Së fundi është spekuluar për një transferim të mundshëm të Jovicit në Barcelonë, pasi përfaqësuesi i Serbisë ka qenë mjaft mbresëlënës në Bundesligë, me 15 gola të shënuara në ligë dhe 23 në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Jovici e shënoi golin e parë për Serbinë në ndeshjen kundër Gjermanisë, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Trajner Krstajic e lavdëroi 21-vjeçarin pas kësaj ndeshjeje.

“Unë nuk jam agjenti i tij kështu që nuk di asgjë për transferime. Por, besoj se ai e ka potencialin për të luajtur në një klub si Barcelona”, ka thënë Krstajic.

Sulmuesi serb është momentalisht i huazuar te klubi i Bundesligës nga Benfica. Por, të martën u raportua se bisedimet mes Barçës dhe agjentit të lojtarit, shqiptarit nga Maqedonia Fali Ramadanit, kanë nisur para disa javësh, raporton Frankfurter Allgemeine.

Drejtorët sportivë të Barçës, Pep Segura, Eric Abidal dhe Ramon Planes u takuan me Ramadanin javën e kaluar në Milano për të diskutuar për blerjen e Jovicit. Sipas RAC1, besohet se është biseduar për një shumë rreth 60 milionë euro.

Jovic është në radarin e disa klubeve evropiane, përfshirë Bayern Munich dhe Manchester United, por Barcelona shpreson se do ta arrijë marrëveshjen për të mbi bazat se Jovic do të jetë i lumtur ta kalojë një sezon për të mësuar nga Luis Suarez, dhe më pas ta zëvendësojë atë duke qenë titullar me numrin 9 në Camp Nou. /Gazeta Express/

Te fundit

Kthehu lart