Trajneri i Prishtinës, Dallku, i reagon Sokolit: Je tifoz i Ballkanit - Gazeta Express
string(66) "trajneri-i-prishtines-dallku-i-reagon-sokolit-je-tifoz-i-ballkanit"

Trajneri i Prishtinës, Dallku, i reagon Sokolit: Je tifoz i Ballkanit

Gazeta Express

05/06/2020 20:42

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i ka reaguar trajnerit të njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, duke e quajtur atë tifoz të Ballkanit pasi që e favorizoi skuadrën e Ismet Munishit për titullin e kampionit.

Sezoni 2019/20 i Superligës së Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Në atë kohë po bëhej garë e zjarrtë për titullin e kampionit pasi që kishin mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E tani që liga elitare e futbollit në Kosovë do të rinisë, trajneri Bylbyl Sokoli parashikoi garën për titull, duke thënë se Ballkani ka gjasa më së shumti ta marrë trofeun pasi që e ka kaluar shumicën e sezonit në krye të tabelës.

E këtë deklaratë të Sokolit e ka komentuar edhe Dallku, i cili, përderisa e ka përkrahur Sokolin për të drejtën e tij për ta favorizuar një skuadër, e ka quajtur atë të tifoz të klubit nga Suhareka.

“Sokoli i dha shumë përparësi Ballkanit sepse gjatë tërë kohës e kam dëgjuar që profesori ka qenë, apo në njëfarë forme është, tifoz i Ballkanit. Mirëpo, kjo është e drejtë e tij dhe është normale sepse çdo njeri do ta shprehë dëshirën e vet”, ka thënë Dallku nëemisionin sportiv “Favorit” në T7.

Prishtina aktualisht radhitet në pozitën e katërt në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, me tre pikë më pak sesa Ballkani, që është lider, dhe dy më pak sesa Drita, që radhitet e dyta në tabelë. /Gazeta Express/