Trajneri i Man Unitedit e pranon: Skuadra ime s’meritoi asgjë - Gazeta Express
string(59) "trajneri-i-man-unitedit-e-pranon-skuadra-ime-smeritoi-asgje"

Trajneri i Man Unitedit e pranon: Skuadra ime s’meritoi asgjë

Gazeta Express

20/09/2020 8:43

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e pranoi se skuadra e tij e mori atë që e meritoi, pas humbjes 3:1 kundër Crystal Palace në Old Trafford të shtunën.

Unitedi e bëri një paraqitje të dobët dhe u ndëshkua nga kundërshtari i vet superior në ndeshjen e vet të parë të sezonit të ri në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Palace kaloi në epërsi përmes Andros Townsend në fillim të takimit para se Wilfried Zaha ta dyfishonte epërsinë nga një penallti kontroverse pasi Victor Lindelof e kishte prekur topin me dorë në zonë.

Donny van de Beek e ktheu Unitedin në lojë kur shënoi në debutimin e tij nga stoli 10 minuta para fundit, por Zaha doli sërish në skenë dhe e fundosi skuadrën e Solskjaerit.

“Mund ta shihni ishim të dobët dhe ata i merituan pikët”, tha Solskjaer.

Ai theksoi: “Ne nuk merituam asgjë nga kjo ndeshje. E nisëm keq dhe ngadalë; u dukëm sikur një ekip që sapo i ka nisur përgatitjet parasezonale”.

“Ata ishin më të mprehtë se ne në ndërhyrje. Ne e nisëm lojën ngadalë dhe u ndikuam nga goli i tyre i parë”, shtoi ai. /Gazeta Express/