Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë aktualisht tek ekipi i tij, Lille.
Ai sot shënoi gol për ta barazuar rezultatin e Lille në 2:2 ndaj Lyonit në 1/8 e finales së Kupës së Francës, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, ekipi i Lille u mposht në penallti.
Pas ndeshjes, trajneri i Lille, Paulo Fonseca e lavdëroi futbollistin kosovar.
“Zhegrova më në fund e ka kuptuar se sa e rëndësishme është të luash për skuadrën. Ka ndryshuar për të mirë”, tha ai.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...