Trajneri i Leipzigut: Wernerin s’e kanë shpërqendruar spekulimet për Liverpoolin - Gazeta Express
string(78) "trajneri-i-leipzigut-wernerin-se-kane-shperqendruar-spekulimet-per-liverpoolin"

Gazeta Express

27/05/2020 14:56

Trajneri i Leipzigut: Wernerin s’e kanë shpërqendruar spekulimet për Liverpoolin

Gazeta Express

27/05/2020 14:56

Trajneri i Red Bull Leipzigut, Julian Nagelsmann, thotë se Timo Werner nuk është shpërqendruar nga spekulimet e vazhdueshme lidhur me të ardhmen e tij.

Një numër i klubeve evropiane besohet se janë të interesuara për transferimin e përfaqësuesit gjerman, i cili është bërë njëri ndër sulmuesit më mbresëlënës në Evropë së fundi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i ka shënuar më shumë se 20 gola në tri nga katër sezonet e fundit, ndërsa këtë sezon ka ngjallur më së shumti vëmendje pasi që, deri më tani këtë sezon, ka arritur t’i shënojë 24 gola.

Bayern Munichu, Chelsea dhe Manchester Unitedi raportohet se janë të interesuar për transferimin e sulmuesit, edhe pse lideri i Premierligës, Liverpooli, thuhet se e kryeson garën për shërbimet e tij.

Spekulimet e tilla për të ardhmen e një futbollisti mund të ndikojnë në paraqitjet e tij, mirëpo Werner shënoi het-trik në fitoren me rezultat 5:0 të skuadrës së tij kundër Mainzit të shtunën dhe trajneri i tij theksoi se ai s’shpërqendrohet shkaku i spekulimeve.

“Ai është në humor të mirë, ndihet mirë dhe stërvitet mirë. Unë nuk e kam përshtypjen që ai po e mban këtë shqetësim me vete gjithmonë. Por, ai është një djalosh i ri që rri i ulur në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe natyrisht mendon se a do të ishte më mirë të qëndronte apo të largohej”, ka thënë Nagelsmann.

“Kur bëhen pyetje për transferime, ti gjithmonë raportohesh se je afër të shkosh diku tjetër. Kështu ishte edhe me mua kur isha në Hoffenheim, gjithmonë flitej se a do të largohesha. Është më e qartë për sulmuesit sepse ka disa faza në të cilat ata mund të mos shënojnë gola”. /Gazeta Express/