Trajneri i klubit anglez: Do të përdorim magji për të qëndruar në Premierligë - Gazeta Express
string(76) "trajneri-i-klubit-anglez-do-te-perdorim-magji-per-te-qendruar-ne-premierlige"

Trajneri i klubit anglez: Do të përdorim magji për të qëndruar në Premierligë

Gazeta Express

25/01/2020 11:44

Trajneri i Bournemouthit, Eddie Howe, bëri shaka duke thënë se skuadrës së tij mund t’i nevojitet magjia e Harry Potterit për të mbijetuar në Premierligë, pasi aktori i filmit të famshëm, James Phelps, e vizitoi stadiumi Vitality të enjten.

33-vjeçari James Phelps ishte i njohur për rolin që e kishte luajtur bashkë me binjakun e tij si Fred dhe George Weasley në serinë e filmave të Harry Potter. Të enjten, ai e vizitoi kampin stërvitor të Bournemouthit dhe bëri fotografi me lojtarët Nathan Ake dhe Ryan Fraser, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

View this post on Instagram

Big Harry Potter fan so was a pleasure to meet @jamesphelps_pictures Wand?‍♂️ering around the club today?

A post shared by Ryan Fraser (@ryanfraser94) on

Por, Howe, i cili e drejtoi Bournemouthin në fitoren e parë në shtatë ndeshje të martën kundër Brightonit, e pranoi se nuk kishte qenë i njoftuar për vizitën e aktorit të famshëm.

“Nuk dija shumë për atë vizitë, të them të drejtën. Nuk është se ne po kërkonim pak magji për të na ndihmuar dhe për ta bërë dallimin te skuadra jonë”, ka thënë Howe.

“Mendoj se është thjesht diçka që ndodhi ashtu, pak a shumë rastësisht. Por, nëse ka sado pak magji, atëherë natyrisht që do ta marrim atë”.

“Nuk e kam shikuar asnjë film të Harry Potterit, kështu që kërkoj falje. Nuk mund të ju them nëse ata janë të mirë apo jo”.

Bournemouthi aktualisht radhitet në pozitën e 18-të në tabelën e Premierligës, me 23 pikë të grumbulluara nga 24 ndeshjet e para. Për ta shmangur rënien në Championship, ata do të duhet të ngrihen të paktën për një pozitë. /Gazeta Express/