Trajneri i Interit: Juventusi duhet t’i falet penalltisë, nga loja e hapur s’do të shënonte kurrë - Gazeta Express
string(93) "trajneri-i-interit-juventusi-duhet-ti-falet-penalltise-nga-loja-e-hapur-sdo-te-shenonte-kurre"

Trajneri i Interit: Juventusi duhet t’i falet penalltisë, nga loja e hapur s’do të shënonte kurrë

Futboll

Gazeta Express

25/10/2021 8:55

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se penalltia ishte mënyra e vetme për Juventusin të shënonte gol kundër ekipit të tij në barazimin 1:1 të dielën në Serie A.

Interi e kishte epërsinë e një goli për pothuajse tërë takimin në Giuseppe Meazza, falë Edin Dzekos që kishte shënuar herët në minutën e 17-të pas një topi të kthyer nga shtylla e goditur nga Hakan Calhanoglu, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por skuadra e Simone Inzaghit nuk arriti ta ruajë epërsinë dhe pranoi gol në minutën e 89-të.

Dybala, i futur në fushë si zëvendësues në minutën e 65-të, shënoi nga penalltia duke e mposhtur Samir Handanovicin, pasi paraprakisht Alex Sandro ishte ndalur me faull nga Denzel Dumfries.

“Mendoj se kjo ishte mënyra e vetme nga e cila ne mund të pranonim gol sonte. Është zhgënjyese, sepse mendoj se ne e kontrolluam ndeshjen nga fillimi deri në fund”, tha Inzaghi pas ndeshjes.

“Ne nuk e lejuam Juventusin të bëjë asgjë dhe nuk jam i lumtur që i lëshuam dy pikë”, shtoi ai.

Kjo është ndeshja e tretë nga katër takimet e fundit që Interi lëshon pikë dhe si pasojë ngel në vendin e tretë me 18 pikë, shtatë më pak se liderët Napoli dhe Milan.

Juventusi, ndërkohë, që ishte në një seri prej katër fitoreve radhazi, tani ka 15 pikë në vendin e pestë. /Gazeta Express/