Trajneri i Gjermanisë i mahnitur me cilësinë e Bundesligës gjatë pandemisë - Gazeta Express
string(74) "trajneri-i-gjermanise-i-mahnitur-me-cilesine-e-bundesliges-gjate-pandemise"

Trajneri i Gjermanisë i mahnitur me cilësinë e Bundesligës gjatë pandemisë

Gazeta Express

31/05/2020 14:27

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, është shumë i kënaqur me ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Bundesliga.

“Jam i lumtur kur shoh që lojtarët janë të motivuar, pas një ndërprerje kaq të gjatë. Po bëjnë të njëjtën gjë sikur të luanin përpara 80,000 shikuesve,” tha Low.

Lexo Edhe:

Duhen edhe disa kohë për të parë futbollin ndërkombëtarë, por trajneri gjermanëve, padyshim që e ka ndjekur Bundesligën. Analiza e tij është pozitive.

“Është një lloj tjetër futbolli sepse luhet pa tifozë, por unë jam i befasuar nga cilësia e futbollistëve,” tha Low.

“Motivimi i madh i lojtarëve dhe ekipeve është një surprizë e këndshme. Ju arrini të ndjeni urinë e lojtarëve për të konkurruar midis tyre, për të shënuar gola apo për ti parandaluar ato.”

“Jam gjithashtu i lumtur kur shoh që lojtarët janë kaq shumë të motivuar pas një ndërprerje kaq të gjatë. Po bëjnë të njëjtën gjë sikur të luanin për 80,000 shikuesve”.

Bundesliga ishte liga e parë e madhe që rifilloi. Ndërsa, Spanja, Italia dhe Anglia do të pasojnë në qershor. “Është pozitive që Gjermania ka marrë rolin liderit me rregullat e rejat të vendosura për ndeshjet”, u shpreh Low.

Trajneri ka mbi 10 muaj pa zhvilluar një ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, megjithatë ai shpreson që të rifillojnë në shtator.”Ne jemi duke u përgatitur mendërisht për këtë,” tha Low.