Trajneri i Fiorentinës: S'është e mundur të mposhtesh 6:0 pa u ndëshkuar me ndonjë karton të verdhë - Gazeta Express
string(96) "trajneri-i-fiorentines-seshte-e-mundur-te-mposhtesh-60-pa-u-ndeshkuar-me-ndonje-karton-te-verdhe"

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 16:04

Trajneri i Fiorentinës: S’është e mundur të mposhtesh 6:0 pa u ndëshkuar me ndonjë karton të verdhë

Futboll

Gazeta Express

17/01/2021 16:04

Fiorentina u mposht sot në udhëtim nga Napoli me rezultat të thellë 6:0, duke bërë paraqitje të dobët dhe larg nivelit të dëshiruar.

Pas ndeshjes, trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli u ka kërkuar falje tifozëve të Fiorentinës dhe tha se nuk është e mundur të humbasësh 6-0 pa marrë një karton të verdhë. 

Lexo Edhe:

“Ne humbëm 6-0 pa marrë një karton të verdhë, dhe kjo më bën të mendoj” tha Prandelli.

“Ne pësuam gjashtë gola nga gjashtë goditje në portë, është e vështirë të komentosh. Ju kërkoj falje tifozëve tanë, nuk kishte ndodhur kurrë në karrierën time, ne duhet të reagojmë dhe të mos flasim” – theksoi Prandelli.

Fiorentina gjendet shumë poshtë në tabelë. Ata janë në vendin e 14-të me 18 pikë të grumbulluara pas 18 xhirove. /Gazeta Express/