Trajneri i Fiorentinas, Raffaele Palladino, e ka lavdëruar portierin spanjoll David de Gea për paraqitjet që është duke i bërë.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, De Gea në ndeshjen ndaj Milanit në fundjavë i priti dy penallti dhe ishte vendimtar në fitoren e Fiorentinas me rezultatin 2:1.
“Ai është ende një përbindësh. David de Gea është lojtar i klasit botëror. Ne mund të shohim pse ai është një kampion, një kampion i vërtetë. Ne duhet ta falënderojmë atë çdo ditë, ai është një portier i mirë dhe një model për t’u ndjekur”, ka thënë Palladino, shkruajnë mediumet italiane të hënën.
33-vjeçari u transferua te klubi italian si futbollistë i lirë. Me Fiorentinan ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...