Trajneri i Bayernit: Fitore e rëndësishme, por s’jemi kampionë ende - Gazeta Express
string(64) "trajneri-i-bayernit-fitore-e-rendesishme-por-sjemi-kampione-ende"

Gazeta Express

27/05/2020 9:13

Trajneri i Bayernit: Fitore e rëndësishme, por s’jemi kampionë ende

Gazeta Express

27/05/2020 9:13

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, e pranoi se fitorja kundër Borussia Dortmundit në derbin Der Klassiker është një hap i madh drejt titullit të kampionit të Bundesligës, mirëpo insistoi që ende nuk është koha të festohet.

Goli i bukur i Joshua Kimmichit gjatë pjesës së parë të ndeshjes ia siguroi kampionit në fuqi të Gjermanisë një fitore me rezultat 1:0 në derbin Der Klassiker pa tifozë në Signal Iduna Park të martën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti bavarez tani është në krye të tabelës së Bundesligës me shtatë pikë epërsi ndaj Dortmundit, që radhitet në pozitën e dytë. Pasi që deri në fund kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje, Bayerni po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës.

Në fakt, që nga fillimi i shekullit të ri, Bayerni i ka fituar 13 tituj. E përderisa edhe Stuttgarti dhe Wolfsburgu kanë arritur ta fitojnë titullin e ligës elitare gjermane që nga viti 2000, Dortmundi ka qenë rivali më i madh i Bayernit, pasi që e ka fituar titullin tre herë në 20 vjetët e fundit.

Flick e pranoi rëndësinë e këtyre tre pikëve, mirëpo insistoi se ende ka punë për të bërë deri në fund të kampionatit.

“Ishte një fitore e rëndësishme, ne e bëmë një hap të madh përpara. A do ta fitoj titullin tim të parë si trajner? Nuk jam lloji i trajner që dëshiron ta lexojë shumë të ardhmen”, ka thënë Flick.

“Thjesht është një ndjenjë e këndshme të jesh shtatë pikë përpara. Para pushimit dimëror ishim katër pikë prapa dhe kemi arritur të luajmë futboll të suksesshëm dhe të bukur këtë vit”.

“Ne të gjithë e dimë se kërkesat bazike për sukses janë që ne t’i qasemi çdo ndeshjeje në të njëjtën mënyrë si i jemi qasur tri të parave pas rinisjes së kampionatit. Kur ta kemi të sigurt, atëherë mund të flasim për titullin, por s’do ta bëj këtë tani”. /Gazeta Express/