Trajneri i Bayern Munich i paralajmëron kundërshtarët: Jemi rikthyer - Gazeta Express
string(67) "trajneri-i-bayern-munich-i-paralajmeron-kundershtaret-jemi-rikthyer"

Futboll

Gazeta Express

24/01/2021 23:35

Trajneri i Bayern Munich i paralajmëron kundërshtarët: Jemi rikthyer

Futboll

Gazeta Express

24/01/2021 23:35

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, i ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra e tij e ka rifituar qëndrueshmërinë pas fitores (4:0) së tretë radhazi në Bundesligë kundër Schalkes të dielën.

Kampioni gjerman mori rezultate zhgënjyese këtë muaj, kur humbi 3:2 nga Borussia Monchengladbach në Bundesligë dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë pas disfatës tronditëse me penallti kundër skuadrës nga kategoria e dytë, Holstein Kiel, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por bavarezët e kanë marrë veten gjatë javës së kaluar duke fituar ndaj Freiburg dhe Augsburg, para ndeshjes në Gelsenkirchen.

Joshua Kimmich shkëlqeu duke i përgatitur tri nga katër golat e fitores së skuadrës së Hansi Flick, me Thomas Muller që shënoi dy herë dhe Robert Lewandowski dhe David Alaba nga një herë secili.

“Ka qenë me rëndësi që pas dy humbjeve ta rikthenim qëndrueshmërinë. Tani nuk kemi pësuar gol në dy ndeshje radhazi. Natyrisht se jam i lumtur që këtë javë ishim në gjendje t’i merrnim nëntë pikë”, tha Flick.

“Është me rëndësi ta mbajmë qëndrimin e njëjtë në çdo ndeshje siç bëmë në disa ndeshjet e fundit, që të paraqitemi në 100 përqindëshin tonë”, shtoi ai. /Gazeta Express/