Trajneri i Ajaxit iu përgjigjet Barcelonës dhe Bayern Munichut


Gazeta Express
14 Maj 2019 21:47

Erik ten Hag i ka hedhur poshtë thashethemet se do ta braktisë Ajaxin në fund të këtij sezoni për ta marrë postin e trajnerit të Barcelonës apo Bayern Munichut, duke pohuar se është duke kaluar momente të mrekullueshme në Amsterdam.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së Ajaxit ndaj Graafschap në Eredivisie, pas të cilës skuadra e tij pritet të shpallet kampione e Holandës, Te Hag vetëm sa i konfirmoi planet e tij për të vazhduar me Ajaxin, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se ndihet mirë që mediat shkruajnë për interesimin e klubeve të mëdha evropiane për të, por këmbënguli se do të vazhdojë me Ajaxin.

“Është shumë mirë kur klubet e mëdha si Barcelona, Bayern Munich dhe Chelsea interesohen për ju. Por, unë ende kam kontratë me Ajaxin dhe po kaloj momente të mrekullueshme”, tha Ten Hag.

Ai konfirmoi se është 100 për qind i përqendruar në Ajaxin.

“Ndihem mirë këtu dhe tashmë jemi duke punuar për të ardhmen. Nuk po mendoj për largimin nga këtu|, shtoi ai. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart