Trajkoviq: Vjosa Osmani në fushatë për t'u rizgjedhur, po përpiqet të etablohet si aleate lokale e Trump - Gazeta Express
string(101) "trajkoviq-vjosa-osmani-ne-fushate-per-tu-rizgjedhur-po-perpiqet-te-etablohet-si-aleate-lokale-e-trump"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:39

Trajkoviq: Vjosa Osmani në fushatë për t’u rizgjedhur, po përpiqet të etablohet si aleate lokale e Trump

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:39

Kryetarja e organizatës joqeveritare Lëvizja Europiane e Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është duke u përpjekur që të pozicionojë veten si një aleate lokale e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u rizgjedhur si presidente.

“Presidentja Vjosa Osmani sigurisht që ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Amerikës, në fushatën e saj për rizgjedhje si presidente e Kosovës. Ajo është shumë e kujdesshme që ta pozicionojë veten si një aleate lokale e administratës Trump. Kjo histori rreth ndërhyrjes së supozuar të fundit të Trump në Kosovë është një nga mënyrat që Osmani të hyjë në xhepat pro-Trump në Amerikë dhe të fitojë vëmendjen dhe mbështetjen e tyre”, thotë për Danas Trajkoviq.

Trajkoviq e bëri këtë deklaratë derisa po komentonte deklaratat e Osmanit për veprimet destabilizuese të Serbisë në kufi me Kosovën në maj të këtij viti.

“A po thoni se ajo po e promovon këtë histori për arsye personale?”, pyeti Danas.

“Ajo gjithashtu po punon për të aktivizuar lobin shqiptar në Amerikë dhe për të siguruar mbështetjen e saj si një “kandidate pro-amerikane”, veçanërisht pasi mbështetja e saj në Kosovë ende varet nga Kurti, me të cilin ajo ka marrëdhënie komplekse dhe i cili nuk ka një histori të mirë me administratën e mëparshme Trump. Dy të tretat e parlamentit, duke përfshirë përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së, PDK-së dhe Vetëvendosjes së Kurtit, janë të nevojshme për rizgjedhjen e Osmanit, por Vetëvendosja është një mbështetje e pasigurt”, tha ajo.