Trajkoviq: BE s'ka fuqi dhe autoritet për t'i vazhduar bisedimet, besoj se Trump do të iniciojë negociata për Kosovën dhe Bosnjën - Gazeta Express
string(125) "trajkoviq-be-ska-fuqi-dhe-autoritet-per-ti-vazhduar-bisedimet-besoj-se-trump-do-te-inicioje-negociata-per-kosoven-dhe-bosnjen"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:27

Trajkoviq: BE s’ka fuqi dhe autoritet për t’i vazhduar bisedimet, besoj se Trump do të iniciojë negociata për Kosovën dhe Bosnjën

Lajme

Gazeta Express

19/07/2025 10:27

Rada Trajkoviq, kryetarja e organizatës joqeveritare Lëvizja Europiane e Serbëve nga Kosova, ka thënë se Bashkimi Europian nuk e ka fuqinë apo autoritetin për të vazhduar bisedimet Kosovë-Serbi dhe tha se presidenti amerikan, Donald Trump, s’do që të ndjekë ritmin e BE-së dhe se dëshiron vetë të marrë drejtimin.

Për Danas, ajo tha se beson se ai “patjetër” do të nisë bisedimet mes dy vendeve, transmeton Gazeta Express.

“Fatkeqësisht, BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat. Dhe Presidenti Trump nuk e ka zakon të “ndjekë” BE-në gjithsesi, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave. Unë besoj se ai patjetër do të fillojë bisedimet si për Bosnjën ashtu edhe për Kosovën”, tha ajo.

E pyetur nga Danas nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po humbet ndonjë ndikim pas vonesës së pafundme në konstituimin e parlamentit, Trajkoviq tha: “Fakti është se Kryeministri Kurti po humbet ndikimin te një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe po bëhet më shumë pjesë e problemit sesa pjesë e zgjidhjes. Sigurisht, ideologjia e tij është një përparësi për të, gjë që e bën atë të mos dëshirojë kompromis dhe të mos jetë i interesuar për forcimin e vërtetë të institucioneve dhe pavarësinë e tyre, siç janë, për shembull, institucionet e sundimit të ligjit që abuzohen rregullisht për qëllime etno-nacionaliste. Kjo ka pasur njëfarë suksesi me votuesit – por ky sukses është jetëshkurtër sepse nëse nuk ka reforma të vërteta dhe përparim ekonomik, zhvendosja e vëmendjes drejt nacionalizmit do të provojë të jetë një strategji politike edhe më transparente dhe cinike”, tha ajo.

Trajkoviq ishte emëruar këshilltare e ministrit Nenad Rashiq gjatë qeverisjes së Kurtit.