Tragjike në Fushë-Arrëz/ Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike - Gazeta Express
string(68) "tragjike-ne-fushe-arrez-vdes-nena-me-dy-vajzat-shkak-rryma-elektrike"

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 17:43

Tragjike në Fushë-Arrëz/ Vdes nëna me dy vajzat, shkak rryma elektrike

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 17:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në familjen Kola në Fushë Arrës.

Nëna bashkë me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Lexo Edhe:

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën,.

Dyshohet se i pranishëm ka qenë edhe djali, por nuk dihet saktësisht nëse ka qenë i përfshirë.