Tragjedia në Greqi, e diela shpallet ditë zie në Shqipëri - Gazeta Express
string(56) "tragjedia-ne-greqi-e-diela-shpallet-dite-zie-ne-shqiperi"

Tragjedia në Greqi, e diela shpallet ditë zie në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2023 19:55

E diela është shapllur ditë zie në vendin tonë, në nder të viktimave nga tragjedia e ndodhur në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”.

Lexo Edhe:

Rama: Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin

Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtiz.

Kujtojmë që numri i viktimave nga aksidenti në Larisa i ka kaluar 50, ndërsa deri më tani 1 shqiptar është nxjerrë i vdekur, 7 janë të plagosur dhe 4 të zhdukur.

/Gazeta Express