Tragjedi në Honduras, 3 tifozë të vdekur dhe futbollistë të plagosur para një derbi


Gazeta Express
18 Gusht 2019 15:01

Dramë në Honduras ku një ndeshje futbolli është kthyer në një arenë lufte.

Superklasikja midis Olimpias dhe Motaguas në qytetin e Tegucipalgas u ka kushtuar me jetë tre personave të cilët kanë mbetur të vdekur.

Faji ka qenë i përplasjes mes dy tifozerive që ka sjellë edhe plagosjen e dhjetra personave.

Edhe disa lojtarë të Motaguas janë plagosur pasi autobuzi i skuadrës në momentin që shkonte drejt stadiumit është goditur me sende të forta.

Si pasojë e përleshjeve derbi i Hondurasit është shtyrë ndërsa 10 mijë persona të bllokuar në stadium janë ndihmuar nga policia për të dalë nga impianti pasi kishin mbetur të bllokuar aty.

Në vendngjarje kanë qenë plot 5 mijë agjentë policie.

Caos en el Estadio Nacional de Honduras aficionados invaden la cancha por gas lacrimógeno

Te fundit


Kthehu lart