Tragjedi në familjen shqiptare në Itali. Vdes fëmija 10 vjeç, babai në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(85) "tragjedi-ne-familjen-shqiptare-ne-itali-vdes-femija-10-vjec-babai-ne-gjendje-te-rende"

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali. Vdes fëmija 10 vjeç, babai në gjendje të rëndë

Gazeta Express

27/09/2020 10:45

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mesnatë në Itali, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Aksidenti ndodhi në Petritoli, Fermo.

40-vjeçari shqiptar banues prej shumë vitesh në Itali ishte duke udhëtuar së bashku me djalin me një “Fiat Panda” në momentin që humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.

Lexo Edhe:

Makina u përplas me një mur dhe u përmbys, ndërsa rezultoi fatale për djalin e 40-vjeçarit që si pasojë e goditjeve humbi jetën në vend.

Mediat italiane theksojnë se përplasja ishte aq e fortë sa fëmija doli nga makina, ndërsa i ati u bllokua duke u nxjerrë kur mbërriti zjarrfikësja në vendin e ngjarjes.

Abcnews.al