Tragjedi në Alpet Austriake: 13-vjeçari humb jetën nga orteku, tre të tjerë të plagosur - Gazeta Express
string(85) "tragjedi-ne-alpet-austriake-13-vjecari-humb-jeten-nga-orteku-tre-te-tjere-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 23:24

Tragjedi në Alpet Austriake: 13-vjeçari humb jetën nga orteku, tre të tjerë të plagosur

Lajme

Gazeta Express

13/01/2026 23:24

Tre skiatorë u kapën nga një ortek sot në Alpet Austriake, duke përfshirë një 13-vjeçar çek që humbi jetën. Ngjarja ndodhi në vendpushimin e Sportgastein, ku i riu po bënte ski me një mik.

Sipas Andreas Kandler, kreut të shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein, 13-vjeçari kishte dalë nga pista kur u përfshi nga orteku. Në Untertauern, një tjetër incident me ortek përfshiu një çift skiatorësh; burri arriti të shpëtonte gruan e tij, e cila mori lëndime të lehta.

Raportime të tjera tregojnë se të dielën, një skiator 58-vjeçar humbi jetën nga një ortek në rajonin Virberg pranë Tirolit, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Vetëm gjatë këtij fundjave, Alpet Franceze regjistruan gjithsej gjashtë viktima nga ortekët, duke treguar rrezikun e lartë të lëvizjes së borës këtë sezon./Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement