Tottenhami s’dorëzohet për Hysajn, po e fiton garën kundër Romës


Gazeta Express
20 Korrik 2019 15:15

Radiostacioni i famshëm italian, Radio Kiss Kiss, raporton se Tottenhami është klubi favorit për ta fituar garën për mbrojtësin anësor të Napolit, Elseid Hysajn, për të cilin ka shprehur interesim edhe Roma,.

Atletico Madridi kishte qenë skuadra e parë që kishte shprehur interesim të madh për shqiptarin Elseid Hysaj, megjithatë ata në fund vendosën ta blejnë Kieran Trippierin nga Tottenhami, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, ky transferimi i Trippierit tani i ka dhënë hapësirë Tottenhamit që ta kërkojë vetë mbrojtësit anësor të Komëtares së Shqipërisë, si zëvendësues për Trippierin, që e shiti për rreth 25 milionë euro.

E përditshmja italiane, Gazzetta dello Sport, raportoi sot në mëngjes se Hysaj do të jetë futbollisti më i ri i Romës dhe se marrëveshja për transferimin nga Napoli do të zyrtarizohet brenda disa ditëve, pasi që bisedimet mes dy klubeve janë shumë afër kompletimit.

Këtë lajm e kundërshton Radio Kiss Kiss – ku presidenti i Napolit bën vizita të rregullta si mysafir nderi – pasi që ata pretendojnë se favoritët për t’i siguruar shërbimet e Hysajt për sezonin e ardhshëm janë londinezët, përkundër Roma është ende e interesuar.

Napoli është duke kërkuar rreth 25 milionë euro për 35-vjeçarin, i cili mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart