Tottenhami konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Antonio Contes
Sport
Gazeta Express
26/03/2023 23:53
Tottenham
Hotspur njoftoi zyrtarisht këtë të diel për largimin e Antonio Contes.
Sipas
njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje
të dyanshme, shkruan Gazeta Express.
Klubi
londinez gjithashtu konfirmoi emrat e atyre që do të udhëheqin skuadrën për pjesën
e mbetur të sezonit.
“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, thuhet në njoftim.