Tottenhami i Mourinhos i ofron mbi 30 milionë euro për Lingardin - Gazeta Express
string(60) "tottenhami-i-mourinhos-i-ofron-30-milione-euro-per-lingardin"

Tottenhami i Mourinhos i ofron mbi 30 milionë euro për Lingardin

Gazeta Express

20/09/2020 9:57

Tottenham Hotspur dëshiron ta transferojë Jesse Lingardin nga Manchester Unitedi dhe thuhet se i ka ofruar 32 milionë euro për të.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, afroi dy futbollistë shumë interesantë nga skuadra e Real Madridit.

Lexo Edhe:

Gareth Bale u huazua për një vit nga madrilenët, ndërsa Sergio Reguilon u ble përfundimisht nga “Spursat”.

Numri një i stolit nuk do të ndalet me kaq, sepse së fundmi do dhe lojtarin e Manchester United, Jesse Lingard.

Ky i fundit nuk bën më pjesë në planet e “Djajve të kuq” dhe dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.

Mourinho e do sepse 27-vjeçari ka eksperiencë dhe e njeh mirë Premierligën. Ai mund të rilindë te rivalët e United, ndërsa të kuqtë mund të fitojnë 30 milionë euro.

Shifër e përballueshme nga Tottenham që nuk dëshiron të humbasë terren me kryesueset.