Tottenhami e do Willianin - Gazeta Express
string(25) "tottenhami-e-do-willianin"

Tottenhami e do Willianin

Gazeta Express

10/07/2020 16:00

“Spurs” synojnë ta transferojnë futbollistin brazilian, të cilit do t’i skadojë kontrata me Chelsean këtë verë

Tottenhami është mjaft i interesuar për brazilianin Willian, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Jose Mourinho synon ta transferojë futbollistin e Chelseat, me të cilin kishte punuar në të kaluarën.

Përfaqësuesit brazilian do t’i skadojë kontrata shumë shpejt me “Blues” dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Andaj, mediumi “Football Insider” shkruan se Willian mund ta ndërrojë klubin, por jo edhe qytetin.

Interesim për futbollistin ofanziv kanë shfaqur edhe Juventusi në Itali e Barcelona në Spanjë. /Gazeta Express/