Sulmuesi francez pritet të largohet nga Chelsea në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit
Olivier Giroud i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Chelsea, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, sulmuesi francez mund të mos ndërrojë qytet pasi interesim për të ka shfaqur klubi tjetër londinez, Tottenham.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio njofton se nënkampioni evropian i ka ofruar futbollistit kontratë për 18 muaj.
Spurs janë në kërkim të një sulmuesi pasi verën e kaluar kanë mbetur pa Fernando Llorenten, ndërsa me lëndim po përballet sulmuesi kryesor, Harry Kane.
Interi po ashtu e do Giroudin, i cili do të vendos deri të premten për të ardhmen e tij.
Ish-futbollisti i Arsenalit nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardit. /Gazeta Express/