Tottenham konfirmon nënshkrimin e parë për këtë verë - Gazeta Express
string(52) "tottenham-konfirmon-nenshkrimin-e-pare-per-kete-vere"

Tottenham konfirmon nënshkrimin e parë për këtë verë

Gazeta Express

11/08/2020 21:44

Tottenham ka konfirmuar transferimin e Hojbjerg nga Southampton për 15 milionë funta

Pjesë e marrëveshjes është edhe mbrojtësi Kyle Walker-Peters i cili ka luajtur si i huazuar në Saints sezonin e kaluar në Premier Ligë.

Lexo Edhe:

Tottenham  ka konfirmuar sot nënshkrimin me mesfushorin Pierre-Emile Hojbjerg nga Southampton.

25 vjeçari nga Danimarka ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe bëhet transferi i parë i Tottenhamit për këtë verë.

Raportet thonë se Spurs ka paguar 15 milionë funte për Hojbjerg, plus bonuse.

Spurs po ashtu kanë shitur mbrojtësin e djathtë Kyle Walker-Peters te Southampton pasi që ai e kaloi pjesën e dytë të sezonit që lam pas si i huazuar në St. Mary, me raportet që thonë se shuma e këtij transferi është 12 milionë funte e që është kryer e ndarë nga Hojbjerg.

Hojbjerg kalon në klubin nga Londra Veriore pasi kaloi pesë sezoni me Southamptonin, ku ai bëri 128 paraqitje dhe shënoi pesë gola. /GazetaExpress/