Tottenham, fitore të vështirë kundër Norwich - Gazeta Express
string(43) "tottenham-fitore-te-veshtire-kunder-norwich"

Gazeta Express

22/01/2020 22:22

Tottenham, fitore të vështirë kundër Norwich

Gazeta Express

22/01/2020 22:22

Tottenham Hotspurs kanë fituar sonte në Londër kundër Norwichit me rezultat 2-1. Ishte një fitore e vështirë kjo e skuadrës së Mourinhos, të cilën ai e arriti në minutat e fundit të ndeshjes kundër skuadrës që gjendet në fund të tabelës në Premier Ligë

Tottenhami është kthyer të fitoret sonte pas barazimit kundër Watfordit.

Lexo Edhe:

Tottenhami është kthyer te fitoret sonte ku e ka mposhtur skuadrën në fund të tabelës Norwich City me rezultat të ngushtë.

Spurs luajtën shumë më mirë që në pjesën e parë dhe kaluan në epërsi në minutën e 38-të me anë të Dele Alli.

Kurse në pjesën e dytë Norwich filloi të këndellët dhe arriti të barazimi i rezultatit në minutën e 70 me anë të Teemu Pukki.

Mirëpo, Tottenham kthehet në lojë duke shënuar në minutën e 79-të me Son Heung-min.

Me këtë fitore Tottenham dhe është në vendin e gjashtë me 34 pikë, me pikë të barabarta me Manchester United të cilët janë duke luajtur kundër Burnleyt. /GazetaExpress/