Tottenham dështon përsëri, humbet nga Newcastle


Gazeta Express
25 Gusht 2019 19:27

Tottenham Hotspur ishte menduar se sot do të mbajnë tri pikë në Londër, por kështu nuk ndodhi me Newcastle. Spurs nuk arritën as të barazonin në këtë ndeshje kurse skuadra, për të cilën analistët në Angli thonë se do të luftojë për mbijetesë është kthyer me tri pikë në shtëpi

Pas barazimit në Etihad Stadium kundër Manchester City në xhiron e dytë, Tottenham kishte punë në shtëpi kundër skuadrës që lufton për mbijetesë në Premier Ligë, Newcastle United.

Një pjesë e parë e dominuar nga Tottenham por që Neëcastle pati dy raste të mira, njërin prej të cilëve e shfrytëzoi.

Christian Atsu bëri një pasim fenomenal në minutën e 27-të për Joelinton kurse ky i fundit i gjendur ballë përballë me Lloris shënon për rezultat 0-1.

Por, pas golit Tottenham e dominoi pjesën e parë.

Ky dominim vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe kishin posedim për 65 për qind por nuk patën shumë goditje në portë, madje Newcastle kishte katër goditje në portë, për dallim nga Spurs që kishte vetëm dy.

Tottenham punoj deri në minutën e 96 për ta barazuar rezultatin por kot.

Pas kësaj ndeshje Tottenham mbetet në pozitën e shtatë me katër pikë dhe javën e ardhshme i shkon Arsenalit, kurse Newëcastle ngritet në vendin e 18 me vetëm tri pikë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart