Totali i votave që i mori Glauk Konjufca, kjo është diferenca me Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(77) "totali-i-votave-qe-i-mori-glauk-konjufca-kjo-eshte-diferenca-me-vjosa-osmanin"

Totali i votave që i mori Glauk Konjufca, kjo është diferenca me Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:51

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, edhe në këto zgjedhje ka dalë njëri nga më të votuarit në listën zgjedhore.

Konjufca është i dyti më i votuari në listën e LVV-së, pas Vjosa Osmanit. Ai i ka marrë 200 mijë e 641 vota, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Osmani, e cila është e vetmja që ndodhet para Konjufcës, ka marrë 300 mijë e 788 vota.

Në pesëshen e parë të më të votuarve të LVV-së hyjnë edhe Arben Vitia, Donika Gërvalla, Vasfije Krasniqi. /Express/