Totaj me Klubin e Atletikës: Zotohem se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jem gjithnjë pranë sportistëve - Gazeta Express
string(109) "totaj-me-klubin-e-atletikes-zotohem-se-si-kryetar-i-ardhshem-i-prizrenit-do-te-jem-gjithnje-prane-sportisteve"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 16:37

Totaj me Klubin e Atletikës: Zotohem se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jem gjithnjë pranë sportistëve

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

09/10/2021 16:37

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, sot i shoqëruar nga Kushtrim Çoçaj, Jenuz Kolloni, Elona Hoxha dhe Resmi Kryeziu, kandidatë për Kuvendin e  Prizrenit  në zgjedhjet e  17  tetorit, kanë vizituar Klubin e Atletikës “Prizreni”, që drejtohet nga trajneri i suksesshëm, Bajram Duja. Delegacioni i  PDK-së në krye me  kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, është njoftuar  nga udhëheqësit  e këtij klubi, që në fakt vajzat e djemtë e këtij klubit janë kampionët e krenaria e qytetit.

Kupat e medaljet e fituara janë histori e suksesit të sportit prizrenas. Puna e pa ndalur e arritjet e shumta të tyre meritojnë përkrahjen e organeve komunale. Në vazhdim, kryetari Totaj, u njoftua  edhe me  sfidat, me  të  cilat përballet ky klub. Gjithashtu u tha  se përkundër  sukseseve  dhe të arriturave,  si të  gjitha klubet,   edhe ky  klub nuk ka  qenë i trajtuar mirë nga  qeverisja  e  kaluar. Andaj,  shpresojmë se  me  ardhjen tuaj në krye  të Komunës  së Prizrenit, klubet sportive  dhe  aktivitetet e  të  rinjve  do të përkrahen fuqimisht, – thanë udhëheqësit e klubit  dhe të pranishmit gjatë pritjes.

Ndërsa  Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në fjalën e tij, pasi ka përgëzuar për sukseset e arritura, ka  theksuar se “Unë si ish-sportist e menaxher i klubeve të qytetit, jam në dijeni  me  të  gjitha problemet e sfidat me të cilat përballet sporti ynë. Prandaj zotohem se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jem gjithnjë pranë sportistëve tanë duke i ndihmuar e përkrahur financiarisht drejt arritjeve të reja. Ne  do ta krijojmë një fond të posaçëm për  sportin, me anë të të cilit do t’u dalim nevojë  të  gjitha klubeve, por  edhe  sportistëve  individual, që  sa më fuqishëm ta prezantojnë Prizrenin  në botë.” Bashkë do ta rikthejmë lavdinë e sportit të Prizrenit, ku sporti  do të jetë  shpirti i të rinjve me çka  do të mburren të  gjithë. Andaj, për ta bërë këtë realitet, kërkojmë mbështetjen tuaj, që më 17 tetor  të  dilni për  të votuar  dhe për ta përkrahur  177,  këtë numër  të shpresës,  që nesër  vota  juaj të kthehet në përkrahje dhe mbështetje të parezervë.

Të pranishmit në këtë takim, udhëheqës  e sportistë, ka premtuar se  as vota e as angazhimi i tyre nuk do të mungojë për  kryetarin e ardhshëm të Prizrenit  Shaqir Totajn.