Totaj: Hoti është kryeministër, por nuk ka fuqi vendimmarrëse - Gazeta Express
string(59) "totaj-hoti-eshte-kryeminister-por-nuk-ka-fuqi-vendimmarrese"

Totaj: Hoti është kryeministër, por nuk ka fuqi vendimmarrëse

Gazeta Express

19/11/2020 23:57

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë për kryeministrin Avdullah Hoti se nuk është lider që merr vendime të mëdha.

Totaj tha se Hoti ka shefa tre liderët e partive në koalicion.

Lexo Edhe:

“Hoti është kryeministër, por nuk ka fuqi vendimmarrëse sepse tre liderët e partive në koalicion i ka shefa. Për nga natyra nuk është tip lideri. Mund të punojë në një kabinet që ka punë me letra, por jo një person që merr vendime të mëdha”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tha se edhe shkarkimet që i bëri kanë qenë gabime të mëdha.

“Shkarkimi i tre personave pa asnjë arsye valide ka qenë gabim drastik. Edhe shkarkimet e tjera kanë qenë gabime”, shtoi Totaj.