Tortevski: Kolegët nuk duhet ta lënë Janevën të hyjë në PSP


load
Gazeta Express
10 Gusht 2019 14:10

Avokati Aleksandar Tortevski vlerëson se nëse prokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva kthehet në punë, kolegët e saj duhet të reagojnë.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi që ka dëgjuar zërin dhe përfshirjen e kryeprokurores speciale Katica Janeva në rastin “Reket”, ku është shantazhuar biznesmeni Orce Kamcev.

“Nëse Katica kthehet në punë, i gjithë kolektivi duhet të shkojë dhe ta lë vetë ose të qëndrojë te dera dhe të mos e lë të hyjë brenda”, ka shkruar Tortevski në Twitter.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart