Torres: Spanja iu vërsul Gjermanisë nga minuta e parë - Gazeta Express
string(52) "torres-spanja-iu-versul-gjermanise-nga-minuta-e-pare"

Gazeta Express

18/11/2020 15:42

Torres: Spanja iu vërsul Gjermanisë nga minuta e parë

Gazeta Express

18/11/2020 15:42

Ferran Torres shkëlqeu me tri gola të martën mbrëma, duke i ndihmuar Spanjës t’ia shkaktojë Gjermanisë një humbje historike me rezultat turpërues 6:0.

Sulmuesi i Manchester City e ka pranuar se Spanja kishte për qëllim ta dërrmonte Gjermaninë nga minuta e parë e ndeshjes, transmeton Gazet Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Luis Enriques i shënoi nga tri gola në secilën pjesë të lojës dhe e mbizotëroi duelin nga fillimi deri në fund, pasi ndeshjen e përfundoi me 70 për qind posedim të topit dhe me 23 goditje në portë krahasuar me dy të Gjermanisë.

“Ne e morëm iniciativën nga minuta e parë, i nxorëm nga loja dhe jemi të lumtur me këtë paraqitje”, tha Torres pas ndeshjes.

I pyetur për het-trikun, ai shtoi: “Çdo lojtar ëndërron të shënojë het-trik dhe fakti që e bëra kundër një kombëtareje si Gjermania më bën shumë të lumtur”.

Kjo ishte humbja më e thellë e Gjermanisë në një ndeshje garuese, pasi ekipi kombëtar gjerman nuk i kishte pësuar gjashtë gola që nga ndeshja e vitit 1958 kundër Francës.

Kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Joachim Low pas 12 ndeshjeve pa disfatë. Disfata e fundit e Gjermanisë ishte kundër Holandës në shtator të vitit 2019./Gazeta Express/