Christopher McQuarrie e ka përshkruar filmin “Top Gun: Maverick”, si projektin më të mirë në të cilin ai ka punuar dhe se mezi po pret që të transmetohet edhe për publikun e gjerë.
52-vjeçari është pjesë e ekipit të skenaristëve të filmit të shumëpritur, i cili është vazhdimi i dytë i projektit me buxhet të lartë të aktorit, Tom Cruise, që u lançua më 1986.
McQuarrie është një nga bashkëpunëtorët më besnik të aktorit Tom Cruise ku kanë punuar në realizimin e disa projekteve filmike si: “Mission: Impossible-Rouge Nation”, “Jack Reacher”, “Edge of Tomorrow”, etj.
Cruise do të jetë sërish në rolin e pilotit ushtarak, Pete ‘Maverick’ Mitchell. Në të kaluarën ylli i kinematografisë kishte deklaruar se nuk do të kishte një vazhdim të këtij projekti shumë të dashur për publikun, por edhe një film që i dha dimensione të reja karierës së tij si aktor.
Filmi i ardhshëm “Top Gun” është realizuar me një buxhet prej 152 milionë dollarësh dhe është planifikuar të transmetohet në kinema më 19 nëntor të këtij viti.

Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...