Top-golashënues në Suedi është futbollisti që po pret ftesë nga Kosova - Gazeta Express
string(70) "top-golashenues-ne-suedi-eshte-futbollisti-qe-po-pret-ftese-nga-kosova"

Top-golashënues në Suedi është futbollisti që po pret ftesë nga Kosova

Gazeta Express

23/11/2020 12:55

Astrit Selmani po vazhdon me formë të lartë duke shkëlqyer në Superligën e Suedisë me skuadrën e Varbergs.

Selmani ka arritur që t’i shënojë edhe dy gola tjerë të dielën në ndeshjen kundër Ostersund, duke u bërë kështu top-golashënuesi në Suedi, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Selmani deri më tani i ka shënuar 14 gola në 22 xhiro të luajtura, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të largohet nga zona e fundit e tabelës.

23-vjeçari pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Suedi vazhdon të pres shpërblim nga Kosova, duke e pritur një ftese nga Kombëtarja e Kosovës. Kjo mund të ndodh qysh në vitin e ardhshëm kur Kosova do ta nis kampanjën kualifikuese për Botërorin 2022. /GazetaExpress/